“Ky është hapi i parë. Është inkurajues por duhet të kuptojmë se ka shumë punë të vështirë përpara”. Këto ishin fjalët e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit historik të Kim Jong Un-it dhe Moon Jae in-it. Liderët e dy Koreve u angazhuan sot për të punuar për çarmatimin bërthamor të gadishullit dhe paqen e përhershme.