Bota

Takimi Trump-Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor

Singapori është përzgjedhur si vendi ku do të takohen liderët Donald Trump dhe Kim Jong-un. 12 qershori është data e dakordësuar për takimin e shumëpërfolur. Vendimi erdhi pas vizitës së Mike Pompeo-s në Korenë e Veriut për të vendosur edhe temat e takimit mes dy liderëve, të SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Trump shkroi në Twitter se do përpiqemi që takimi të jetë një moment i veçantë për paqen botërore.