Gossip Showbiz

Tani që është bërë nënë, Katy Perry harron të depilohet!

Në muajin gusht të vitit që lamë pas këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Katy Perry u bë nënë për herë të parë. Ditën e djeshme, gjatë episodit të fundit të “American Idol”, 36-vjeçarja zbuloi diçka shumë personale nga jeta e saj.

Pas performancës se konkurrentes Cassandra Coleman me këngën “Apologize”, Katy u shpreh:

Zëri yt është një eksperiencë shpirtërore. Me pak fjalë është engjëllor. Dhe si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë dhe kam hequr dorë nga depilimi. Por kur ti këndove, qimet në këmbë m’u ngritën përpjetë një inç e gjysmë. Më është rrëqethur gjithë trupi. Ishe e mrekullueshme.

https://youtu.be/1iw2ecBrjNU

Për t’i vërtetuar fjalët e saj, anëtarët e tjerë të jurisë i kërkuan këngëtares të tregonte këmbët. Kështu, Katy ngjiti këmbën mbi tavolinë dhe i kërkoi Luke Bryan që të afrohej dhe ta shikonte. Ky moment u bë viral në rrjete sociale. Por pas këtij momenti, Katy bëri më pas edhe një reagim tjetër në Twitter.

Një pamje live nga qimet në këmbët e mia teksa dëgjova Cassandra-n duke kënduar.