Evazioni dhe informaliteti i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 50 mln lekësh, në vetëm 4 muajt e parë të këtij. Drejtoria e Hetimit Tatimor kontrolloi 12 mijë e 671 subjekte, nga të cilat mbi 2 mijë janë konstatuar me shkelje. Numri më i lartë i penaliteteve të vendosura është për mallrat e pa shoqëruar me faturë tatimore. Në lidhje me shkeljet e konstatuara deri tani janë vënë në pranga 12 persona.