Lajm i bukur për fansat e Taylor Lautner! Aktori dhe bashkëshortja e tij, Taylor Lautner (Tay Dome), janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti ndau lajmin e ëmbël përmes një postimi në Instagram, duke e shoqëruar me një frazë plot humor:
Çfarë është më mirë se dy Taylor Lautner?
Dyshja, e cila u martua në vitin 2022, ka treguar më herët se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi një lidhje të fortë dhe momente të thjeshta, larg presionit të famës.
Në një intervistë për revistën PEOPLE, Tay ka kujtuar ditën e dasmës si një nga momentet më të bukura të jetës së tyre:
Gjithçka dukej surreale. Kishim pritshmëri të larta, por gjithçka i tejkaloi ato.
Edhe vetë aktori ka treguar se njohja me partneren erdhi në një periudhë kur ai ishte larguar përkohësisht nga aktrimi për t’iu përkushtuar jetës personale.
Doja të bëja një hap pas dhe të shijoja jetën… dhe pikërisht atëherë e takova atë. Gjithçka funksionoi perfekt
-është shprehur ai.
Tani, çifti po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të prindërimit, duke ndarë gëzimin me ndjekësit dhe fansat në mbarë botën.