Të gjithë të moshurit që jetojnë në azile do të përfitojnë shërbime okulistike dhe syze falas. Deklarata e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bë gjatë në vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Ogerta Manastirliu bëri thirrje për më shumë kujdes për moshën e tretë, pasi nga të dhënat zyrtare, rezulton se sot ka 30% më shumë të moshuar në institucionet publike rezidenciale, krahasuar me 10 vite më parë.