Sport

Tebas përgëzon UEFA-n: Jemi të lumtur që do përhapim futbollin spanjoll!

La Liga ka lëshuar një deklaratë që njofton zyrtarisht se ndeshja Vijarreal-Barça do të luhet në Majemi më 20 dhjetor.

“Me këtë ndeshje, ne bëjmë një hap historik që e ngre LaLigën dhe futbollin spanjoll në një nivel të ri. Ne i kuptojmë dhe i respektojmë shqetësimet që mund të krijojë ky vendim, por është e rëndësishme ta vendosim në kontekst, kjo është vetëm një ndeshje nga 380 që përbëjnë sezonin” – ka thënë presidenti i federatës së futbollit, Tebas.

LEXO EDHE: Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, nesër udhëton drejt Serbisë! Sylvinho me grupin e plotë!

“LALIGA përfaqëson miliona tifozë në të gjithë botën, përfshirë shumë që i ndjekin me pasion ekipet e tyre dhe meritojnë mundësinë t’i përjetojnë ato drejtpërdrejt të paktën një herë. Kjo ndeshje synon ta sjellë futbollin tonë më afër kësaj baze globale tifozësh pa zvogëluar angazhimin tonë ndaj atyre që e shijojnë atë në stadiumet e Spanjës çdo ditë ndeshjeje “, tha Javier Tebas, president i LALIGA-s.

LEXO EDHE: Edi Reja zbulon prapaskenat nga Italia: Presidentit i rekomandova këtë trajner!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte i qartë në mbështetjen e tij për këtë ndeshje në Miami: “Ne mezi presim të ribashkohemi me të gjithë tifozët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe falënderojmë LALIGA-n për mundësinë për të vizituar një nga tregjet kryesore strategjike të Klubit. Ne e kemi vizituar vendin për shumë vite dhe gjithmonë kemi ndjerë pasionin që frymëzon FC Barcelona. “Kjo forcon angazhimin tonë ndërkombëtar”.