Aktualitet

Tejkalohen afatet ligjore, lirohen 32 të arrestuarit për kultivim narkotikësh!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO dhe SPAK-u, nuk arritën të përfundonin në kohë procedurat gjyqësore e për shkak të tejkalimit të afateve janë liruar nga qelia 32 të arrestuar për kultivim dhe trafikim narkotikësh, mes të cilëve edhe ish-punonjës policie. Atyre u është ndryshuar masa nga arrest me burg në arrest shtëpie, për shkak se kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Kjo pasojë erdhi për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor dhe ezaurimit të të gjithë gjyqtarëve të posaçëm duke çuar në zgjedhjen e një trupe nga KLGJ-ja, të formuar nga gjyqtarë rrethesh.

Trupat ishin kontestuar vazhdimisht prej të pandehurve dhe avokatëve për dy vite me radhë, duke pamundësuar një proces të rregullt. Gjyqtarja e Beratit, Matilda Llangozi, firmosi ndryshimin e masave duke i çuar të akuzuarit në arrest shtëpie.

 32 personat që kanë lënë qelinë, emrat: 

Anxhela Shehu

Ardjan Kastrati

Armand Koçiu

Denardo Dervishi

Erjol Kalemi

Ervin Llana

Fadil Demaj

Fejzo Meçaj

Fiodor Runaj

Hadër Rudaj

Hetem Velaj

Landi Shehu alias Landi Lezi

Marjano Beta

Miço Bushi

Nasip Llanaj

Servan Kërbizi

Sokol Beqiraj

Balmir Polisi

Xhavit Filja

Abedin Llajaj

Aldo Tushaj alias Ksandri Tushaj

Aleks Meçorapaj

Ardit Petraj

Ervin Begaj

Hyrjetë Runaj

Kastriot Lalaj

Klodjan Belaj

Leonidha Koçiaj

Marjus Tartaraj

Mikel Zithflai

Neritan Lamaj

Sefer Dukaj

Në mars të vitit 2022, nga një hetim i nisur tre vite më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit u finalizua operacioni për ekzekutimin e 44 urdhër-arresteve, të përfshirë në trafik, prodhim dhe kultivim të drogës, si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

35 urdhër-arreste janë ekzekutuar e në burg u lanë në atë kohë 33 persona, një në arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitjeje. Gjatë hetimeve, SPAK-u mundi të evidentojë 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit e shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë e Prrenjas.

Veprat e dyshuara kriminale janë kryer gjatë periudhës nga muaji mars 2019 e deri në nëntor të vitit 2020. Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, rezultoi se Fejzi Meçaj, punonjës policie në Komisariatin e Tepelenës, si dhe Adriatik Logli, efektiv i Policisë së Gjirokastrës konsumuan veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa kanë lehtësuar punën e grupeve kriminale për trafikimin e narkotikëve.