Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova komentoi barazimin 1-1 ndaj Partizanit.
“Si shkoi ndeshja jam i gëzuar tani në fund pasi arritëm të barazonim. Por si kronologji, me rastet e krijuara dhe volumin në fushë, meritonim më shumë. Në pjesën e parë nuk funksionoi aspak manovra, ishte e vakët. Në pjesën e dytë kemi qenë në një të dytën e kundërshtarit.
LEXO EDHE: Partizani, Veselinovic e ka me arbitrin: E papranueshme, hera e tretë që ndodh që kemi 23 lojtarë në fushë
Duam t’i japim Kasës minutazhin e duhur sepse është një lotjar që ka vlera. Nuk dua ta humb si herën tjetër, që i dhashë 6 ndeshje radhazi dhe e humba. Më pas do të shikojmë dhe sistemin. Mendoj që sot kishim disa lojtarë që nxitoheshin shumë në pasime. Gjithçka më tej shkoi drejt perfeksionit, kjo pikë ka vlerë.
Egnatia nuk është e varur nga Kasa. Mendoj që edhe lojtarët e tjerë bëjnë mirë. Vetëm se Kasa ka qenë dhe më përpara di kohën dhe përshtatet shumë mirë, por edhe të tjerët janë po kaq efikasë së Kasa”, është shprehur Tetova.