Lifestyle

Teksa koha kalon, a bëheni njerëz më të mirë? Ja çfarë thotë studimi!

Me kalimin e kohës ne ndiejmë se çdo gjë të vetja jonë ndryshon. Bisedojmë me miqtë, me familjarët dhe herë pas here vëmë në dukje se nuk jemi më njësoj në disa aspekte. Nuk përballemi më me gjërat si dikur dhe diçka me personalitetin tonë nuk është më njësoj. Dhe keni shumë të drejtë!

Shkenca e ka konfirmuar këtë detaj.

Një grup me psikologë gjermanë dhe amerikanë kanë realizuar në Universitetin e Huston një studim në vitet 1960. Studentët e asaj kohe u vunë përballë testeve të ndryshme për vetëbesimin, stabilitetin emocional, aftësitë në udhëheqje, ndjeshmërinë etj. Pjesë e këtij studimi u bënë 400.000 persona, por deri në fund të studimit qëndruan vetëm 2000 persona.

Pas 50 vitesh, pra së fundmi, këta individë iu nënshtruan të njëjtave teste dhe rezultatet ishin shumë më të larta. Ata shfaqen më të saktë, më të pjekur, më sensitivë dhe të ndjeshëm ndaj ndjenjave të personave të tjerë. Megjithëse tek disa ndryshime ishin më të ndjeshme, e tek të tjerë më pak, sërish kishte diferencë të madhe mes personalitetit të tyre në adoleshencë, nga ai aktual. Studimi u publikua në ‘Journal of Personality and Social Psychology’.