Në Kuvend, Gazment Bardhi kërkoi që kryeministri Rama të shkarkojë Erion Veliajn si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas kryetarit të grupit demokrat, “Rama po i ushtron presion drejtësisë”.
Bashkia është e qytetarëve, kjo seancë nuk mund të shkojë në normalitet. Kjo seancë duhet të ketë vetëm një diskutim, zbatimin e ligjit nga kryeministri për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë së Tiranës. E kuptoj që e tmerron për shkak të informacioneve që ka dhe premtimin publik që ka bërë se do ta marrë edhe kryeministrin me vete. Duhet të dënojmë veprimin kriminal të Ramës që përmes vëllait të ish-ministres së vet kërkon të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët.
Deputeti demokrat Flamur Noka ka goditur me shishe uji në Kuvend, Taulant Ballën, teksa po fliste nga vendi. Balla po i përgjigjej Sali Berishës për akuzat kur Noka iu afrua me shpejtësi duke e goditur me shishe. U desh ndërhyrja e Gardës për të tërhequr Nokën, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndërpreu seancën dhe e përjashtoi Nokën nga Kuvendi.
O Sali, dëgjo këtu, dëgjo! Llogaritë që bëre për Veliajn janë dyshime. Jepi përgjigje popullit ku i ke gjetur ti, ku i paguar 500 mijë euro në Londër te zyra avokatore që mbron kriminelët serbë kundër UÇK-së. Thuaji shqiptarëve meqë akuzon Ulsiun. Apo t’u kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe i the Ulsiut. PS-ja ka vendosur të ketë standard: çdo person që përballet me drejtësinë, avokatin duhet ta paguajë vetë, tha Balla.
Nuk mund ta merrni fjalën, nuk mund të godisni me mjete të forta, është e turpshme. Nëse doni sherr, s’mund të vazhdojë më, kalojmë në proces votimi.