Bota

Tensione Izrael-Iran

Ushtria izraelite akuzon forcat iraniane se sot lëshuan 20 raketa drejt pozicioneve të saj, në Ultësirën e Golanit. Izraeli raporton se disa prej tyre u rrëzuan në ajër, ndërsa të tjera goditën objektivat, por pa shkaktuar viktima. Episodi i fundit përforcon parashikimet e ekspertëve për një përballje të mundshme ushtarake Izrael-Iran. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Republika Islamike të përdorë grupet e armatosura e të financuara nga Teherani, siç është Hezbollahu.