Policia në Kukës nisi hetimin për një 19-vjeçar, pasi fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale. Ndërkohë, një 18-vjeçar u shpall në kërkim, pasi gjatë natës tentoi të hyjë me forcë në VNV-në nr. 11 e kundërshtoi punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë. I riu të cilit i jepen inicialet O.SH u ndalua nga punonjësit e policisë, pasi tentoi të hyjë në qendrën e votimit.
DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.