Aktualitet

Plagosja e policit në Tiranë/ Konflikti me dy vëllezërit për borxhin!

Policia e Tiranës shpalli në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku, në zonën e Shkozës. Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.

Në momentin e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Mësohet se pak muaj më parë, për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrjeje, ata tentuan ta qëllojnë në mesnatë me armë, por plumbat kapën policin.

Gjatë deklarimeve që ky i fundit dha para hetuesve, pohoi se nuk kishte njoftuar që fqinji kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.