Zjarr në një makinë tip “Benz”, në lagjen nr.5 të Kukësit, shkrumbohet automjeti dhe dëmtohen dy makina të parkuara pranë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për të përcaktuar shkaqet.
Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.
Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.