Bota Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5.8 në Greqi, por me pasoja në Turqi me 1 viktimë e 69 të plagosur nga paniku!

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter u regjistrua më 02:17 minuta pas mesnate me orën lokale, në zonën detare midis RodositGreqi e Turqisë.  Sipas mediave greke, lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.

Ndërsa vendi fqinj nuk raportoi të lënduar apo viktima, në Turqi një  vajzë 14 vjeçe ndërroi jetë si pasojë e një ataku paniku gjatë tërmetit. Gjithashtu, 69 persona mbetën të plagosur, të hedhur nga lartësitë për shkak të frikës.

Kryesisht, lëkundjet u ndjenë në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli e Manisa.

Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza 14 vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethinat, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. I uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti të na ruajë nga fatkeqësitë, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.