Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 5,1 trondit Shqipërinë. Epiqendra në Gjirin e Lalzit

Tiranë dhe qytetet të tjerë u tronditën sot me një tërmet 5.1 ballë i Shkallës Rihter.  Epiqendra ishte në Gjirin e Lalzit në 5 km thellësi rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës. Tërmeti shkaktoi panik te banorët e Kryeqytetit të cilët dolën jashtë banesave. Ndërkaq, Prefektura e Durrësit raportoi për dëmet e para materiale në Manzë. Bëhet fjalë për thyerje xhamash dhe shembje të një çatie banese. Lëkundjet u ndjenë edhe në Vlorë, Lezhë, Shkodër, Elbasan dhe Fier.