Celebrities Sport

“Tersi i VIP-ave”, Aaron Ramsey vendos të ndërpresë menjëherë kontratën në Meksikë, i “zhdukën” qenin!

Ramsey dhe gruaja e tij, Colleen, e kishin lënë qenin e tyre 10-vjeçar, të rracës biglën, të quajtur Halo, në një fermë qensh në San Miguel de Allende, shtetin Guanajuato, por pas disa ditësh ai ishte zhdukur.

Menjëherë lojtari ka ndërprerë kontratën dhe është kthyer të jetojë në Uells. Ky është vendimi i marrë nga Aaron Ramsey, ish-mesfushori i Juventusit, i cili ka zgjedhur t’i thotë lamtumirë Pumas (klub meksikan) sepse qeni i tij është zhdukur. Historia filloi dy javë më parë, kur Ramsey dhe gruaja e tij, Colleen, lanë qenin e tyre 10-vjeçar I rracëa bigle të quajtur Halo në një fermë qensh në San Miguel de Allende, Guanajuato. Megjithatë, më 13 tetor, Halo u zhduk. I dëshpëruar, Ramsey ofroi një shpërblim prej 17,000 eurosh: “Nëse keni ndonjë lajm për Halon tonë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Do të ketë një shpërblim të madh për këdo që e gjen. Lutemi që të jetë mirë dhe të mund të kthehet së shpejti tek ne”, njoftoi ai në profilin e tij në Instagram.

Shpërblimi fillimisht ishte vendosur në 10,000 dollarë (8,620 euro me kurset aktuale të këmbimit), por më vonë u rrit në 20,000 dollarë (17,242 euro). Për më tepër, në orët në vijim, Ramsey postoi një foto bardh e zi të Halo-s duke fjetur në krahun e tij dhe një frazë që shprehte dëshpërimin e tij: “Çfarë do të jepja për të të mbajtur për herë të fundit, Halo”. Që nga ai moment, Ramsey ndaloi së shfaquri në stërvitje, gjithnjë e më i dëshpëruar për atë që kishte ndodhur: “Nuk morëm asnjë shpjegim: kamerat nuk po regjistronin dhe gjurmuesi që mbante nuk funksiononte. Askush nuk e pa dhe na ushqyen me një det gënjeshtrash.”

Gruaja e tij, Colleen, u tërbua: “Nuk e kemi gjetur ende Halon dhe kam frikë se nuk do ta gjejmë kurrë. Nuk mendoj se ajo thjesht është zhdukur. Ndoshta e ka marrë dikush. Po u kërkoj banorëve vendas të ndajnë foton e saj. Po e kërkojmë, gjallë a vdekur.” Kështu, Ramsey ka vendosur t’i thotë lamtumirë Meksikës për “arsye personale dhe familjare” dhe të kthehet në atdheun e tij, Uells.

Sidomos kur Aron Ramsey luante për Arsenalin, vuajti një rastësi të çuditshme! Sa herë që ai shënonte gol, një VIP ndërronte jetë minimalisht brenda pak orësh, ose maksimalisht pak ditësh!   Natyrisht “fenomeni” e bëri të njohur ndoshta më shumë se cilësitë si lojtar.

Koinçidenca i ka rrënjët prej 21 tetorit 2008, kur Ramsey shënoi golin e tij të parë për Arsenalin, kundër Fenerbahçes. Ditën pasardhëse, aktori i “Henry V”, David Lloyd Meredith u nda nga jeta. Në gusht të vitit 2009, Ramsey shënoi kundër Portsmouthit, ndërsa tri ditë më vonë Ted Kennedy humbi jetën. Megjithatë, deri këtu asnjë ide “tmerruese” nuk kishte lindur.

U desh të vite maji i vitit 2011, kur “mallkimi” i golave të Ramseyt u bë publik. Vetëm pak pasi ai kishte shënuar në “Emirates” kundër Manchester United, numri një i listës së të kërkuarve nga Shtetet e Bashkuara, Osama bin Laden u shpall i vdekur.

Sërish në vitin 2011, më 2 tetor ekzaktësisht, uellsiani i shënonte gol Tottenhamit, ndërsa tri ditë më vonë u raportua ikja nga jeta e Steve Jobs. 17 ditë më vonë, më 19 tetor 2011, trajneri Arsene Wenger aktivizoi Ramseyn, si zëvendësues në minutën e 77 të ndeshjes, kundër Marsejës dhe sigurisht 13 minuta lojë dukeshin shumë pak në dispozicion të tij për të shënuar. Por, Arsenali u largua nga Franca me tri pikë dhe ditën pasardhëse, kur “topçinjtë” ktheheshin për në Londër,Muammar Gaddafi takohej me vdekjen.

Më 11 shkurt 2012, Ramsey shënon ndaj Sunderlandit. Frika se mund të shuhej një tjetër personalitet ekzistonte dhe jo pa shkak. Whitney Houston ishte “e ftuara” e radhës e kësaj “liste të zezë”.

Më 30 nëntor 2013, Ramsey u rikthye pas shumë kohësh të luante në vendlindjen e tij, kundër Cardiffit, ndaj të cilit shënoi një dygolësh. Po atë ditë, aktori i famshëm i “Shpejtësi dhe Çmenduri”, Paul Walker u përplas fatalisht me makinën e tij.

Ishte fillimi i sezonit 2014-2015, kur Ramsey shënon kundër Manchester Cityt në një ndeshje për “Community Shield”, apo siç njihet ndryshe Superkupa e Anglisë. Ditën pasardhëse rezultoi radha e aktorit komik Robin Williams, që na ka bërë aq shumë të qeshim e të qajmë njëkohësisht me rolet e tij.

Pas golit ndaj Sunderlandit më 9 janar 2016, David Bowie i thotë lamtumirë botës së gjallë. Më pas, uellsiani shënon ndaj Liverpoolit në “Anfield Road” dhe një ditë më pas ndahet nga jeta Alan Rickman.