Bota Botë e Çuditshme

Tha se gratë flasin shumë, jep dorëheqjen kreu i komitetit të Lojërave Olimpike të Tokios!

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios dha dorëheqje, pas kritikave për deklarata “të papërshtatshme” për gratë. 83 vjeçari, Yoshiro Mori, u citua duke thënë se gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve “do të marrin shumë kohë”.

Dorëheqja vjen pas presionit në rritje kundër tij prej sponsorëve të kompeticionit olimpik, ndërsa nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë Mori-n, që më herët ka qenë kryeministër i Japonisë.

Sponsorë të mëdhenj kanë kritikuar komentet, përfshirë Toyotan, një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Olimpiadës. Bordi i komitetit të Lojërave Olimpike aktualisht ka 24 anëtarë, pesë prej të cilëve janë gra. Në vitin 2019, komiteti i vuri vetes qëllim për të rritur numrin e drejtoreve të bordeve femra në 40%.