Javë më parë në një intervistë aktorja e famshme Angelina Jolie u shpreh se do të hiqte dorë nga aktrimi për t’i hyrë politikës por së fundmi një rol i ri e ka bërë për vete.
Së shpejti do ta shohim aktoren e famshme në setin e xhirimit të filmit më të ri “Those Who Want Me Dead” i përshtatur nga novela e vitit 2014 të Michael Koryta’s me të njejtin emër.
Ky film i cili do të ketë disa ndryshime nga libri, flet për një djalë 13-vjeçar të cilin e kthejnë në një makineri dhune pasi bëhet dëshmitar i një vrasjeje.
Ende nuk është i qartë roli që ka 43-vjeçarja në këtë film por përfilet se xhirimet do të nisin në muajin maj.