Showbiz

Tha se nuk do të bënte më muzikë por Justin Bieber jep një tjetër shpjegim për deklaratën e tij

Ditën e djeshme lajmi se Justin Bieber është tërhequr përfundimisht nga karriera e tij muzikore u bë kryefjala e medias rozë.

Në një deklaratë të publikuar nga përfaqësuesit e tij thuhej se Justin nuk do t’i kthehet më muzikës dhe nuk do të vijë me asnjë projekt të ri.

Duke menduar se ai është tërhequr përfundimisht një deklaratë e dytë sqarohet e gjithë situata që mërziti fansat e kanadezit. “Justin është i dashuruar me Hailey-n dhe dëshiron t’i kushtohet vetëm asaj. Ai do të marrë një pushim të gjatë nga muzika por në një të ardhme do të rikthehet. Asgjë nuk ka përfunduar” ,-thanë përfaqësuesit e tij për revistën “People”.