Jean Claude Van Damme i është përgjigjur akuzave të rënda për përfshirjen e tij në një marrëdhënie seksuale me pesë gra rumune, të dyshuara si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Deklarata e tij vjen një javë pas lajmit të transmetuar nga Antena 3 se kundër tij është bërë një kallëzim zyrtar penal në Drejtorinë e Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit të Rumanisë (DIICOT). Sipas denoncimit, Jean-Claude Van Damme kishte kontakte seksuale me pesë gra, të cilat ishin shfrytëzuar nga një organizatë kriminale e drejtuar nga Morel Bollea.
Aktori zgjodhi të përgjigjet përmes përfaqësuesit të tij, Patrick Govek, për People. Në deklaratën e tij ai thotë: “Ne kemi marrë dijeni për botime që raportojnë një aferë të supozuar në Festivalin e Filmit në Kanë që përfshin z. Jean-Claude Van Damme. Ngjarjet e supozuara janë qesharake dhe inekzistente. “Z. Van Damme nuk dëshiron të komentojë apo të nxisë këto thashetheme, e cila është absurde dhe e pabazë”.
Jean-Claude Van Damme slams ‘grotesque’ sex trafficking allegations after criminal complaint https://t.co/ktBrEeN4ds pic.twitter.com/sJ0NpSODPc
— Page Six (@PageSix) April 10, 2025