Film & Tv Lifestyle

“The Conjuring: Last Rites” thyen rekord në filmat horror, shënon fitimet më të mëdha në javën e premierës!

“The Conjuring: Last Rites” ka thyer rekorde në kinema që në fundjavën e parë të premierës. “Last Rites” po cilësohet si filmi i fundit kryesor në rendin e gjerë të shikueshmërisë së “Conjuring”. Prandaj, ajo që u ndodh Edit dhe Lorraine pas “Conjuring: Last Rites” nuk ka gjasa të shfaqet ndonjëherë në ekran. Patrick Wilson dhe Vera Farmiga janë në rolet e tyre si hetuesit paranormalë Ed Warren dhe Lorraine Warren për shfaqjen finale, duke fituar rreth 194 milionë dollarë në të gjithë botën në fundjavën e tij të parë.

Siç raportuan ‘Deadline’ dhe ‘Variety’ ky total e bën këtë fundjavë akoma edhe më të mrekullueshme për filmin pasi është vlerësuar si filmi horror me fitimin më të madh ndonjëherë. “The Conjuring: Last Rites” mundi filmin “It” të vitit 2017 për të vendosur një rekord të ri në të gjithë botën. Adaptimi i Stephen King më parë e vendosi këtë rekord kur fitoi 190 mijë dollarë në të gjithë botën në debutimin e tij. Me regji nga Michael Chaves dhe prodhim nga James Wan dhe Peter Safran, “Last Rites” ndjek Edin dhe Lorraine ndërsa ata njoftohen nga një çift nga Pensilvania, i cili kërkon ndihmë për shkak të një pranie paranormale në shtëpinë e tyre.

Filmi bazohet në ngjarjet reale të përndjekjes së familjes Smurl, të cilën familja Warren e hetoi në vitin 1986. (Edi vdiq në vitin 2006 në moshën 79 vjeç, ndërsa Lorraine vdiq në vitin 2019 në moshën 92 vjeç). Farmiga dhe Wilson luajnë në film bashkë me Mia Tomlinson, Ben Hardy, Rebecca Calder, Elliot Cowan, Steve Coulter, Kila Lord Cassidy dhe Beau Gadsdon, ndër të tjerë. Filmi “Last Rites” fitoi 84 milionë dollarë në kinematë amerikane dhe ka arritur 194 milionë dollarë në të gjithë botën dhe u dalluar si filmi më i mirë i fundjavës, sipas “Box Office Mojo”.

“The Conjuring: Last Rites” shfaqet po ashtu dhe në kinematë Cineplexx, ku mund ta ndiqni dhe ju.