Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Incident i papritur në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2”, aktorja e njohur bie nga shkallët!

Gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit të shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, një incident i papritur ndodhi me protagonisten Anne Hathaway. Aktorja ishte duke zbritur një shkallë kur humbi ekuilibrin dhe ra në tokë. Skena po xhirohej përpara një ndërtese, nga e cila Hathaway po dilte, kur ndodhi rrëzimi. Incidenti u shkaktua nga thyerja e takës së këpucës.

Megjithatë, Hathaway reagoi menjëherë, u ngrit në këmbë dhe siguroi stafin se ishte mirë. “Jam mirë,”-u shpreh ajo me një buzëqeshje, duke lehtësuar tensionin mes anëtarëve të ekuipazhit që ndodheshin aty pranë. Filmi i vitit 2006 u bazua në librin e ish-asistentes së Vogue, Lauren Weisberger. Weisberger kishte punuar për kryeredaktoren e famshme të Vogue, Anna Wintour, e cila kohët e fundit dha dorëheqjen pas 37 vitesh.

Anne Hathaway, ka ndarë së fundmi një eksperiencë interesante të viteve më parë ku mori pjesë në një audicion. Fituesja e çmimit Oscars, ka thënë se gjatë atij audicioni iu deshtë të puthte 10 burra. Teksa fliste pikërisht për këtë eksperiencë interesante, aktorja tha se kjo pati ndodhur në fillim të viteve 2000.

Në vitet 2000 konsiderohej normale t’i kërkoje një aktori për të puthur aktorë të tjerë për të testuar kiminë e tyre, që në fakt është mënyra më e keqe për ta bërë këtë. Më thanë: ‘Sot do të vijnë 10 djem dhe ju jeni rekrutuar për rolin. A nuk jeni e emocionuar që do të puthesh me të gjithë ata? Dhe unë mendoja me vete: ‘A ka diçka që nuk shkon me mua. Sepse nuk isha e emocionuar, mendoja se tingëllonte e shpifur. Unë isha e re dhe tmerrësisht e vetëdijshme se ishte lehtë të humbisje gjithçka duke u etiketuar si një ‘person i vështirë për të punuar’, kështu që gënjeva se isha e emocionuar dhe vazhdova me planin ndonëse nuk më nxitën ose nuk më kanë detyruar për ta bërë këtë. Ishte thjesht një kohë ndryshe.