Showbiz

The Queen, gati të pushtojnë skenën e “Oscars”

Akademia e filmit ka konfirmuar se grupi legjendar i muzikës, The Queen, do të perfomojnë në ceremoninë e 91 e ndarjes së çmimeve.

Vokalist i grupit do të jetë këngëtari Adam Lambert që prej vitesh është në rolin e të ndjerit Fredy Mercury.

Kjo perfomancë e tyre do të vijë falë filmit “Bohemian Rhapsody”, që në “Oscars 2019” është nominuar në kategorinë “Best Picture” por jo vetëm.

Prania e The Queen në këtë ceremoni ka tërhequr një vëmendje të madhe mediatike, ndërkohë që fansat e zjarrtë të grupit presin me padurim t’i shohin në skenë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të filmit do të mbahet më 24 shkurt në Los Angeles, për herë të parë pa një prezantues.