Botë e Çuditshme Film & Tv Tech

Tilly Norwood, aktorja e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale, trondit Hollywood-in!

Një aktore që nuk ekziston në realitet, por që po bën bujë në Hollywood. Quhet Tilly Norwood dhe është krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale nga kompania Xicoia, në pronësi të studios britanike “Particle 6”.

Tilly nuk zëvendëson një qenie njerëzore, është një krijim artistik, një vepër arti

-theksuan producentët pas polemikave të shumta që ka ngjallur projekti.

Sipas pronares së studios, Eline Van der Velden, ideja fillimisht u prit me skepticizëm, por tashmë Norwood pritet të ketë edhe një agjenci përfaqësuese.

Përveç pamjes, krijuesit e saj i kanë dhënë personalitet dhe karakter, duke e bërë të aftë të “luajë” çdo rol, të përshtatet menjëherë me skenarë dhe madje të jetë e pranishme 24 orë në ditë.

Falë motorit “DeepFame”, Tilly mund të bashkëveprojë në rrjetet sociale si një aktore e vërtetë, duke forcuar iluzionin e realitetit.

Ekspertët theksojnë se ky inovacion ngre pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e kinemasë dhe të aktorëve, pasi kufijtë midis artit dhe teknologjisë po bëhen gjithnjë e më të paqartë.

Ky nuk është rasti i parë i një “ylli virtual”. Vitin e kaluar, kompania “Higgsfield Records” prezantoi këngëtarin Kion, të krijuar nga inteligjenca artificiale, me kontrata milionëshe.

Jemi në fillimin e një epoke të re në art dhe argëtim

– u shprehën krijuesit e saj.