Prokuroria e Kavajës përfundoi dhe dërgoi kërkesën për gjykim në ngarkim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shtetërorë vendorë të akuzuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Dyshohet se tjetërsimin e pronës publike, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm e bënë përmes falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.