Politikë

Topalli shpërthen kundër Bashës

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi me tone të ashpra kundër Lulzim Bashës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ajo e cilëson propagandë vendimin e Këshillit për të kthyer anëtarë të tij figurat që kanë drejtuar institucionet kryesore të vendit, përfshirë Topallin vetë. Ajo refuzoi “karrigen” që i ofrohet dhe kërkoi largimin e Bashës.