Aktualitet

Trafikë hashashi, Policia vihet në ndjekje të oficerit të saj

Një 40-vjeçar u arrestua dhe një punonjës i Policisë së Shtetit u shpall në kërkim, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e hashashit. Efektivi u shpall në kërkim pas kapjes së 421 kilogramëve hashash gjatë kontrollit në dy automjete në fshatin Thumanë. Ai u pezullua menjëherë nga detyra dhe prokuroria nisi hetimin për shkelje të rëndë disiplinore.