Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Sochi të Rusisë. Një automjet u fut mes turmës së njerëzve, duke lënë një person të vdekur. Nga të dhënat e para raportohet edhe për 6 persona të plagosur nga të cilët, 2 ndodhen në gjendje të rëndë. Dyshohet se drejtuesi i makinës, ka dremitur para aksidentit. Në Sochi do të zhvillohet ndeshja çerekfinale mes Rusisë dhe Kroacisë, më 7 korrik në orën 20:00.