Sport

Trajneri i Spanjës para çerekfinales me Belgjikën: Kanë shumë potencial!

Në ‘SoFi Stadium’ të Kalifornisë do të luhet sonte në orën 21:00 çerekfinalja e Botërorit mes Spanjës dhe Belgjikës. Trajneri i iberikëve De La Fuente thotë se ‘belgët janë përfaqësesja më e vështirë që do të përballen deri në këtë pikë të Botërorit’. Sipas De La Fuente ‘Belgjika ka lojtarë me shumë potencial të cilët janë mësuar me fitore’.

Megjithatë Spanja zbret sonte në fushë si përfaqësuese favorite përballë Belgjikës. Lajm i mirë për La Roha-n është rikuperimi i Nico Ëilliams, ndërsa gjithsesi titullarë pritet të luajë Baena në krahë dhe Oyrazabal në qendër.

Për duelin në Kaliforni ka folur edhe talenti Yamal, i cili është ndalur me superlative te portieri Belg Courtis. Sipas Yamala ‘Courtis është ndër portierët më të mirë në Botë’ dhe pret që ‘ti hapë shumë punë sonte në fushë’. Megjithatë Yamal siguron se nuk është ndikuar aspak nga kritikat që ka patur deri më tani në Botëror dhe se është i etur për të luajtur përballë Belgjikës. Talenti spanjoll përsëriti që i pëlqen më shumë të luajë në fazën me eliminim direkt kur gjërat bëhen serioze se sa në grupe.

LEXO EDHE: Përballja kundër Lionel Messit në Kupën e Botës, Granit Xhaka: Privilegj, por Zvicra kërkon të shkruajë historinë!

Trajneri i Belgjikës Rudi Garcia e pranoi se ‘Spanja është favorite’ dhe se ‘të gjithë presin që në të eliminohemi’, po shtoi se ‘ne besojmë te kualifikimi’ dhe se ‘mund të luajmë në gjysmëfinale’. Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale të Botërorit do të përballet me Francën.

LEXO EDHE: ‘Gjelat’ kthehen në SHBA me avionin që deportoi emigrantët! Lidhet me qëndrimet politike të lojtarëve!