Dy Koretë hapin një kapitull të ri mes tyre. Në takimin e sotëm historik në Shtëpinë e Paqes, presidentët Kim Jong Un e Moon Jae in vendosën që këtë vit, armëpushimin e 1953-shit, ta transformojnë në Traktat Paqeje. Gjithashtu ranë dakort që Gadishulli Korean të de-nuklearizohet plotësisht. Nuk munguan dhe batutat kur udhëheqësi i Koresë komuniste i tha homologut se nuk do ta zgjojë më me raketa. Në këtë klimë pozitive, gjithashtu u bë e ditur se kreu koreano-jugor do të vizitojë Penianin në vjeshtë.