Tre ditë nga skadimi i afatit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në radhët e policisë, një numër i konsiderueshëm efektivësh nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka vendosur që zyrat e dorëzimit të formularëve të qëndrojnë hapur edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që do ketë edhe tolerime për gabime njerëzore. Ndërkaq, një numër i lartë punonjësish policie dhe Gardës së Republikëa, kryesisht në prag pensioni, që shkon deri në 200 janë dorëhequr duke iu shmangur Vettingut.