Aktualitet

Tre sudanezë shoqërohen nga Policia Kufitare, kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar!

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë – Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare, ndërsa janë akomoduar tek Qëndra e përkohshme në PKK Kapështicë.

LEXO EDHE:  Bie masivi shkëmbor, bllokohet aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë/ Kalimi devijohet! (Video)
Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.

LEXO EDHE: MM: 520 ha tokë bujqësore të përmbytura në Mamurras e Lezhë/25 banesa me prani uji në Fier!

Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe gjendja e tyre shëndetësore ka rezultuar pa probleme ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.

Qarku juglindor i vendit, për shkak të pozicionit gjeografik pranë kufirit me Greqinë, vazhdon të jetë një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. Vetëm dy javë më parë, 8 emigrantë nga Sudani u gjetën të fshehur në një kamion në PKK Kapshticë, ndërsa drejtuesi i kamionit, një shtetas malazez, u procedua penalisht.

Më herët, një 21-vjeçar sudanez u arrestua pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ndihmonin emigrantë nga vendet e treta të hynin ilegalisht në Shqipëri dhe më pas të kalonin në Malin e Zi kundrejt pagesës.