Celebrities Gossip Showbiz

Tri mënyra se si një person i mençur mund të mbetet pa para, flet një nga njerëzit më të pasur në botë!

Warren Edward Buffett është një prej investitorëve më të mëdhenj në botë dhe po ashtu një filantrop i madh. Ai është biznesmen, investitor dhe filantrop. Veç kësaj, ai është një prej njerëzve më të pasur në botë. Warren Buffett shpeshherë jep këshilla shumë të vlefshme qoftë nëse është fjala për paralajmërimet që ai ka bërë kundër Bitcoin-it apo për këshillat se si të bëni biznes suksesshëm. Në një intervistë për CNBC, Warren kishte thënë se investitorët duhet ta shmangin marrjen e parave hua për të blerë aksione. “Është çmenduri të rrezikoni çfarë posedoni dhe çfarë keni nevojë për diçka që vërtet nuk keni nevojë. Nuk do të bëheni më të lumtur nëse e dyfishoni pasurinë. Partneri im, Charlie, thotë se janë tri mënyra se si një person i mençur mund të mbetet pa para: alkooli, zonjat dhe huamarrja”.

Warren Buffett nuk ka investuar kurrë në asnjë aksion teknologjik derisa bleu 10 milionë aksione të Apple në vitin 2016. Deri në fund të vitit të kaluar, kompania e Buffett, Berkshire Hathaway, zotëronte 905 milionë aksione në Apple që vlerësoheshin me 173.8 miliardë dollarë. Ai reduktoi aksionet në fillim të këtij viti në 789 milionë. Ndërsa së fundmi ai ka shitur edhe një pjesë të madhe të aksioneve, duke i ulur ato në 400 milionë me vlerë rreth 88 miliardë dollarë. Pra, investitori afatgjatë tani zotëron 2.3% të gjigantit të teknologjisë. Ajo që i ra në sy Buffet tek Apple ishte iPhone.

Ai shpjegoi disa vite më parë se ndërsa ishte Steve Jobs ai që shpiku pajisjen, ai i jep kredi Tim Cook për menaxhimin e atij produkti dhe kthimin e kompanisë në një nga kompanitë më të vlefshme në botë. Ishte vetëm viti i kaluar kur Buffett tha se nëse një përdoruesi iPhone do t’i ofroheshin 10,000 dollarë për telefonin e tij, por duhet të premtonte se nuk do të përdorte më një iPhone, ai nuk do ta pranonte marrëveshjen. Kjo besnikëri e ndihmoi atë të vendoste të investonte në Apple.