Tirana po pret “Triathlonin”, aktivitetin sportiv që bën bashkë tri disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Prej orës 08:00, qindra sportistë profesionistë e amatorë po garojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga bashkia e kryeqytetit. Gara nisi te Parku Helen, pranë liqenit të Farkës, duke u shtrirë në disa akse.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve deri në orën 13:00.
Kufizimi sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit);
Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”);
Rruga-Diga e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”);
Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”);
Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
• Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv.Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta)
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane i devijuar si më poshtë:
Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në sheshin “Wilson” tjetri në qendër
Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Wilson”
Linja Nr. 5 /A “Ish-Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht
Linja Nr. 8 “Ish-Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”
Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër
Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht
Sipas bashkisë, linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër
Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit vazhdon normalisht në të gjithë itinerarët e mësipërm.