Anulimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, ka bërë që mes dy vendeve të fillojë edhe përplasja në distancë. Fillimisht ka qenë një zyrtar iranian që deklaroi se çmimi i naftës do të shkojë mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa akuzoi për këtë presidentin Trump. Por Trump reagoi menjëherë në Twitter, ku i kërkoi në mënyrë indirekte Arabisë Saudite që të ndërhyjë për të ulur çmimin e naftës. Ndërkaq ai tha se: “Monopoli i OPEC-ut duhet të kujtojë se çmimi i naftës është i lartë dhe se ata nuk po bëjnë asgjë për të ndihmuar. Ata duhet të kujtojnë se po ngrenë çmimet e naftës, në një kohë që SHBA-të mbrojnë popullin e tyre për shumë pak dollarë. REDUKTONI ÇMIMIN TANI!”, shkoi Trump.