Balona gjigande e pagëzuar me emrin “Trump baby” mori dritën jeshile për të fluturuar pranë parlamentit, gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, miratoi një kërkesë për fluturimin e saj pasi mijëra persona nënshkruan një peticion dhe mblodhën më shumë se 16.000 paund në një fushatë të ndërmarrë për balonën 6 metra të gjatë. Fluturimi i “Trump Baby” është pjesë e një marshimi të quajtur “Stop Trump” në qendër të Londrës.