Bota

Trump firmos urdhërat për uljen e çmimit të ilaçeve në SHBA

Donald Trump firmosi katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e ilaçeve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan theksoi se përmes tyre rikonstruktohet tërësisht tregu farmaceutik, i kritikuar në vazhdimësi për çmimet tejet të larta të medikamenteve. Gjithashtu, vendimi mundëson importin e barnave më të lira nga vendet e tjera. Që kur mori mandatin në krye të Shtëpisë së Bardhë, Trump paralajmëroi hapa radikalë për të ulur çmimet e ilaçeve.