Bota

Trump i nxjerr “të kuqin” medias pas takimit me presidentin e FIFA-s

Presidenti amerikan Donald Trump u nxori kartonin e kuq mediave të pranishme, pas takimit me kreun e FIFA-s, në Shtëpinë e Bardhë. Gianni Infantino ishte i ftuar special në Uashington. Aty ku kreu i trupës qeverisëse të futbollit botëror dhe Trumpi diskutuan për Kupën e Botës të vitit 2026, që do të bashkorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.