Pas bërjes publike të letrës dërguar liderit të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të programuar më 12 qershor në Singapor, Donald Trump deklaroi se SHBA-të dhe aleatët janë gati për çdo lloj reagimi nga shteti aziatik. Trump bëri me dije se ka biseduar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe vendet aleate, dhe se ata janë gati nëse Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë hap të çmendur.