Bota

Trump konfirmon se është caktuar data e vendi i takimit me Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është përcaktuar vendi dhe data, për takimin e planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Ai shtoi se detajet e takimit historik do të shpallen së shpejti. Trump tha se Uashingtoni dhe Peniani janë angazhuar në “bisedime shumë domëthënëse” që pritet të japin frytet e para  shumë shpejt.