Në një takim privat me pastorë të krishterë, Donald Trump paralajmëroi për “dhunë”, nëse republikanët nuk ruajnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit. Fjala e presidentit amerikan u publikua “New York Times” pas sigurimit të një audio regjistrimi të takimit. Kritikët e cilësuan deklaratën e kreut të Shtëpisë së Bardhë si “një përshpërimë e turpshme thirrjeje për luftë civile”.