Bota

Trump, plan për të ulur çmimet e barnave mjekësore

Presidenti Donald Trump do të propozojë një plan në kuadër të përpjekjes kolosale për të ulur çmimin e ilaçeve në Amerikë. Projekti i pagëzuar me emrin: “Pacientët amerikanë, të parët”, synon rritjen e konkurrencës mes kompanive farmaceutike dhe uljen e shpenzimeve të pacientëve. Plani nxit kombet e tjera të zhvilluara që kontrollojnë rreptë çmimet, të paguajnë më shumë, në interes të tregtisë së ndershme.