Bota

Trump synon krijimin e “Forcave të Hapësirës”

Presidenti Donald Trump bëri me dije se i ka dhënë një orientim Pentagonit që të krijojë një “Forcë të hapësirës”, si krahu i gjashtë i shërbimit të forcave ushtarake të vendit. Deklaratat Trump i bëri në një takim të Këshillit Kombëtar të Hapësirës. Presidenti tha se Amerika duhet të ketë një prani të fuqishme në hapësirë. Ideja e Forcës së Hapësirës është ngritur edhe më parë, por kjo çështje ka hasur në rezistencën e zyrtarëve të lartë ushtarakë.