Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe biseduan sot për Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe takimin mes Trump-it dhe Kim Jong Un-it. Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët “afirmuan qëllimin e përbashkët që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj të shkatërrimit në masë dhe programit të raketave balistike”.