Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi në vitin 2018, çka përbën nivelin më të lartë historik. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe gjatë vitit të kaluar turizmi ka qenë një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare me 14% më shume fitime se 2017. Por, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë edhe për udhëtime jashtë shtetit, 1.4 miliardë euro më shumë sesa në 2017.