Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të 24 Qershorit, do të shikohet mundësia për të hequr gjendjen e emergjencës. Në një intervistë për CNN-in turk, Erdogan tha se në përfundim të votimeve do të mblidhen për ta diskutuar seriozisht çështjen. Turqia vijon në gjendje emergjence shtetërore, që pas grushtit të dështuar të shtetit, rreth 2 vjet më parë.