Turqia anashkalon paralajmërimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për të mos blerë sistem raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se blerja e sistemit të mbrojtjes është nënshkruar në muajin dhjetor dhe tani është punë e kryer. Cavusoglu tha se Turqia nuk do të zmbraspet nga kërcënimi për sanksione.