Bota

“Twitteri” iu kërkon përdoruesve të platformës sociale ndryshimin e fjalëkalimeve

“Tuiter”-i iu kërkon 300 milionë përdoruesve të platformës sociale, ndryshimin e fjalëkalimeve. Sipas kompanisë me bazë në San Françisko të Shteteve të Bashkuara, kjo bëhet për arsye sigurie. Kërkesa vjen pak kohë pas skandalit që përfshiu “Fejsbuk”-un, lidhur me kompaninë konsulente “Kembrixh Analitika” që kishte përdorur të dhënat e miliona përdoruesve.